75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Adele rikthehet pas shumë kohësh dhe habit të gjithë me ndryshimin drastik

Adele po feston ditën e saj të veçantë – dhe duket mahnitëse.

Këngëtarja e “Hello” festoi ditëlindjen e 32-të duke u rikthyer në mediat sociale të martën (5 maj) dhe duke postuar një fotografi në Instagramin e saj, të cilën nuk e ka bërë që para Krishtlindjeve vitin e kaluar.

“Faleminderit për dashurinë për ditëlindjen. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe të çmendur. Unë do të doja të falënderoja të gjithë reaguesit tanë të parë dhe punëtorët thelbësorë që po na mbajnë të sigurt duke rrezikuar jetën e tyre! Ju jeni me të vërtetë engjëjt tanë. 2020 mirupafshim faleminderit x ” ka shkruar ajo në postimin.

Përveç një shfaqje në martesën e mikut të saj në shkurt dhe pamjeve pas Oskareve, Adele mezi është parë jashtë edhe këtë vit.

Adele e cila ka humbur peshë në mënyrë drastike dukej elegante dhe mjaft atraktive ndërkohë që ka paralajmëruar rikthimin në muzikë./Indeksonline/