75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / MSH

Adele shtyn koncertet në Las Vegas, shkas problemet shëndetësore

Adele ka shtyrë të gjitha shfaqjet e saj në Las Vegas, që do të mbaheshin muajin e ardhshëm.

Sipas një njoftimi të bërë nga vet këngëtarja, koncertet janë shtyrë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, transmeton Indeksonline.

Mjekët i kanë rekomanduar yllit britanik që të pushojë dhe të rikuperohet ngadalë.

Megjithatë, se për ç’sëmundje bëhet fjalë, nuk ka bërë të ditur këngëtarja.

Adele tha se ishte e sëmurë qysh në fillim të shfaqjeve vitin e kaluar, por që vendosi t’i vazhdojë shfaqjet për shkak se muzika dhe fansat e bëjnë të ndjehet më mirë.

Akoma nuk dihet se për kur janë shtyrë koncertet e këngëtares./Indeksonline/