Adele thyen heshtjen e rrjeteve sociale, kërkon nga britanikët të dalin në votime
Adele ka thyer heshtjen e saj në Twitter, pasi nuk ka postuar që nga 31 dhjetori 2018.
Këngëtarja e Chasing Pavements, 31 vjeçare, bëri tifozët entuziast të cilët menduan se ajo po bënte një paraqitje të rrallë në mediat sociale për të njoftuar muzikë të re.
Por, ylli u fut në faqen e saj thjesht për të nxitur tifozët e saj që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar – e cila po mbahet në 12 dhjetor.
Ajo u tha 27.5 milion ndjekësve të saj: ‘Mos harroni të regjistroheni për të votuar para mesnatës sonte në Mbretërinë e Bashkuar “

Ajo përfshiu një lidhje në faqen e internetit të qeverisë, e cila kishte një afat të caktuar për regjistrimin e votave të martën në mbrëmje.
Komenti i fundit i saj ishte një referencë në Twitter duke njoftuar se ata do të heqin të gjitha llogaritë joaktive në 11 dhjetor.

Nëse një llogari nuk është përdorur gjatë gjashtë muajve të fundit, ajo do të fshihet.
Tweet-i i Adele në fund të 2018 ishte në kujtim të viktimave të ‘Grenfell Tower ‘ e cila ndodhi në vitin 2017./Indeksonline/