Adele: Unë e mbaja gjallë industrinë e alkoolit

Adele ka dhënë një intervistë në kanalin televiziv amerikan, ‘CBS’.
Këngëtarja britanike foli hapur me Winfrey për jetën personale, duke përfshirë këtu divorcin, humbjen e peshës si dhe dashurinë e re, transmeton Ideksonline.
“Gjithmonë e kam imagjinuar të kem dhe të mbaj një familje, veçanërisht pasi u bëra nënë. Albumi I ri nuk ka të bëjë me ndarjen nga Simoni, por me një ndarje nga vetja. Unë kam pushuar së piri sepse kur je esëll I përpunon shumë më mirë ndjenjat. E mbaja vetë të gjithë industrinë e alkoolit gjallë, por nuk më bëri asgjë”, tha Adele.
Ajo gjithashtu konfirmoi lidhjen me Rich Paul.
“Më ka tërhequr vëmendjen që është qesharak, I zgjuar dhe shumë I lehtë për t’u marrë vesh. Gjithçka është kaq e natyrshme.. sa herë flas për këtë skuqem”, tha Adele, e cila shtoi se tani është duke e përjetuar lumturinë e vërtetë./Indeksonline/