Adelina Berisha nuk ndalet, paralajmëron dy projekte të reja
Këngëtarja e njohur dhe e suksesshme, Adelina Berisha po vazhdon të jetë prezente me projektet të reja muzikore.
Kënga e saj e fundit ‘Gabim i bukur’ e realizuar edhe me videoklip u mirëprit nga adhuruesit e saj të shumtë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, së fundi Adelina ka realizuar një pyetësor në Instagram, ku njëri nga fansat e pyetën nëse ajo së shpejti do të vije me ndonjë projekt të ri.
“Ke plan për një këngë të re” ishte pyetja, ndërsa Adelina u përgjigj “PO 2” duke mos dhënë më shumë detaje.

Sigurisht, Adelina po përgatitet për sezonin e verës dhe pritet ti lansoj së shpejti./Indeksonline/