10:58 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Adelina Berisha ‘përvëluese’, linjat seksi i vë në dukje!

Adelina Berisha krahas një karriere të suksesshme muzikore njihet edhe si një nga femrat më seksi shqiptare.

Duke pasur linja impresive që secila femër do i kishte lakmi ajo nuk heziton që herë pas here ti shfaq hiret e saj joshëse, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur format ‘bombastike’ i ka shfaqur edhe në një imazh të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të ri të saj.

Në një veshje me ngjyrë të zezë e cila ia theksonte linjat për mrekulli, Adelina është shfaqur më seksi se kurrë më parë derisa ka shkëlqyer me sharmin dhe ekstravagancën.

Ndryshe, Adelina së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri i cili mban titullin ‘Gabim i bukur’./Indeksonline/