75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Adelina Berisha publikon ‘Gabim i bukur’, shfaqet mahnitëse në videoklip!

Adelina Berisha ka publikuar projektin e ri të cilin e ka lansuar së bashku me videoklip.

Kënga mban titullin ‘Gabim i bukur’ dhe si çdo herë Adelina ka shkëlqyer me dukjen në klip, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur krahas këngës ritmike e cila pritet të kthehet në hit, ajo edhe këtë herë ka mahnitur derisa u shfaq më seksi se kurrë më parë.

Për muzikën e këngës është përkujdesur këngëtari, Irkenc Hyka ndërsa për tekstin, Petro Xhori.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ dhe sigurisht pritet të pëlqehet nga adhuruesit e shumtë të këngëtares./Indeksonline/