13:16 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Adelina Berisha zbulon detaje për projektet e radhës, priten këngë të reja

Këngëtarja Adelina Berisha mbrëmë ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re që titullohet ‘Coco’, shkruan Indeksonline.

Sipas Indeksonline, kënga ‘Coco’ që pritet të lansohet së shpejti do të jetë një bashkëpunim dhe është punuar me mjaft kujdes. Xhirimet e klipit kanë përfunduar tanimë, dhe ato janë kryer në Prishtinë.

Adelina Berisha kohëve të fundit nuk ishte aq aktive me projekte muzikore siç jemi mësuar ta shohim.

E pyetur nga Indeksonline për mungesën e projekteve, ajo tha se ka punuar tash e një kohë në realizimin edhe të dy këngëve tjera pas këngës që do të lansohet së shpejti.

“Do të jenë edhe një bashkëpunim dhe një këngë tjetër solo që pritet të lansohen”: Ka theksuar Adelina.

 Këngëtarja është përgatitur që ta ‘ndezë’ sezonin verorë me këngët e radhës. /Indeksonline/