75 Mall Live Search
23:07 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / AR

Adelina fotografohet nga prapa, bie në sy luksi i Louis Vuitton

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit një foto të re në Instagram, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Në imazh, Adelina është fotografuar nga prapa, duke treguar një kombinim të kuruar me shumë stil, pantallona dhe çizme të zeza elegante, të shoqëruara me çantë dhe detaje nga marka e njohur “Louis Vuitton”, shkruan Indeksonline.

Postimi, i realizuar në një ambient të mbuluar me gjethe vjeshte, ka mahnitur për elegancën dhe bukurinë që e karakterizon këngëtaren.

Jo kot njihet Adelina si një nga ikonat e stilit në estradën shqiptare, e këto e dëshmon në çdo paraqitje./Indeksonline/