Adelina Ismajli dhe Sabri Fejzullahu po vijnë me duet

Dyshja e njohur e estradës kosovare, Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismajli duket se kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur Adelina përmes një postimi në Instagam ku ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit.
“Së shpejti” ka shkruar Adelina.

Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës.