13:32 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Adelina pranon dhuratën e ëndërrave për ditëlindje

Adelina Tahiri njihet për jetën e saj super luksoze.

Këngëtarja edhe gjatë ditës së sotme ka pranuar një dhuratë të veçantë për ditëlindje, shkruan Indeksonline.

Ishte bashkëshorti ai i cili u kujdes që në 30 vjetorin e lindjes t’i dhuroj çantën që e kishte ëndërruar gjithmonë.

“Urime ditëlindja e 30-të për mua. Çanta ime e ëndrrave më në fund është këtu, faleminderit zemër,” shkroi këngëtarja krahas imazhit./Indeksonline/