20:16 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Adelina ‘reklamon’ syzet dhe oren firmato të bashkëshortit maqedonas

E gjithë vera thuajse i shkoi në pushime. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri.

Adelina, kohën e fundit është tejet aktive në rrjetet sociale.

Martesa e saj me biznesmenin maqedonas, ka bërë që ajo të ketë një jetë luksi, dhe këtë jetë ajo po e tregon para mijëra fansave në rrjetet sociale.

Tahiri, po frekuenton vendet më të shtrenjta në botë, dhe kjo gjë duket se po e bën të ndjehet mirë derisa krahas saj  ka gjithmonë bashkëshortin.

Në llogarinë e saj në Instagram gjatë ditës ajo ka shpërndarë fotografi nga më të ndryshmet, mes tyre edhe një të personit që i ‘vjedhi’ zemrën.

Është ora dhe syzët e shtrenjta ato që marrin gjithë vëmendjen në këtë pozë, padyshim ky ‘etiketim’ i qëllimshëm i Adelines. /Indeksonline/