Adelina Shehu: Krenare që jam femra e parë e PDK-së fituese për Asamble

Adelina Shehu ka fituar ulëse në Asamblenë e Komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së.
PËrmes një postimi në Facebook, ajo ka falenderuar votuesit dhe përkrahësit e saj.
“Krenare që jam femra e parë e PDK-së fituese për Asamble! Ky është vetëm fillimi. Faleminderit nga zemra të gjithë votuesve dhe përkrahësve të mi”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Shehu, sipas KQZ-së, ka marrë 412 vota. /Indeksonline/