75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri as kësaj radhe nuk i zhgënjen fansat

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri është mjaft atraktive dhe e dashur për publikun, edhe pse kohëve nuk është dhe aq aktive me muzikë, shkruan Indeksonline.

Por ajo për të qenë afër fansave të saj, kujdeset që të jetë pranë tyre përmes paraqitjeve nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është paraqitur me plot stil dhe elegancë në disa imazhe, duke dëshmuar se ende vazhdon të jetë një vajzë atraktive.

Kujtojmë që ajo tanimë është nënë e një djali me emrin Jon dhe i është përkushtuar më shumë se muzikës, familjes së saj. /Indeksonline/