15:23 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri bën testin e inteligjencës, fton të gjithë ta provojnë!

Adelina Tahiri së fundi ka habitur me postimin që ka bërë.

Ajo ka matur shkallën e inteligjencës duke iu nënshtruar testit IQ dhe rezultatin e ka publikuar në ‘InstaStory’.

Këngëtarja ka arritur në shkallën 142 të inteligjencës dhe ka ftuar që edhe të tjerët ta provojnë.

“Provojeni edhe ju, kontrolloni inteligjencën, ju garantoj që ska të njofshëm” ka shkruar Adelina në mbishkrim.

Ndryshe, ajo pas një pauze të gjatë është duke punuar në projekte të reja muzikore./Indeksonline/