Adelina Tahiri ‘djeg’ në bikini, linjat e saj secila i ka lakmi!
Pushimet për të nuk kanë të ndalur, e ajo duket se po i shijon pafund.
Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri është treguar edhe një herë ‘zemërgjerë’ duke shfaqur trupin e saj seksi në disa poza në bikini, shkruan Indeksonline.

Që ka rikthyer linjat e saj të trupit pas lindjes së djalit, Adelina këtë po e dëshmon vazhdimisht teksa në imazhin e ri dukej ‘përvëluese’ dhe më në formë se asnjëherë më parë.

Adelina në pushime po qëndron së bashku me bashkëshortin e saj, Serzhoja Markov dhe djalin e tyre, Jon.

Ndërkohë, Adelina pas një pauze së fundi u rikthye me projektin ‘Përgjithmonë’./Indeksonline/