13:10 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri imazhe të reja nga klipi, thekson linjat e trupit

Adelina Tahiri ka publikuar projektin e ri muzikor “Hile hile”, të cilin e solli edhe me videoklip.

Këngëtarja e njohur as këtë herë nuk i kishte lënë anash skenat dhe veshjet provokuese në klip, shkruan Indeksonline.

Adelina pas publikimit të projektit, po vazhdon të sjell imazhe të reja nga fotosesioni i realizuar gjatë xhirimeve.

Në një fotografi të fundit që Adelina ka publikuar në Instagram, këngëtarja u kujdes të ekspozonte gjoksin seksi dhe belin e hollë, teksa duket në formë të përkryer.

Kujtojmë se Adelina është nënë e një djali nga martesa e saj me avokatin maqedonas, Serjozha Makrov./Indeksonline/