Adelina Tahiri, me shumë stil edhe gjatë skiimit

Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Siç duket kjo e fundit është fokusuar më tepër në botën e biznesit.
Ajo, madje ka promovuar edhe këpucët që mbajnë emrin e saj, transmeton Indeksonline.

Por pavarësisht të gjithave, Adelina nuk lë anash pushimet. Madje duket se ka në qejf edhe skiimin, që po i rri gati këtë dimër.
Në një fotografi të fundit në Instagram, Adelina duket e veshur me shumë stil e duke nisur skiimin./Indeksonline/
