20:14 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri paraqitet hapur në publik pa të brendshme

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Shkupi dikur ishte tejet aktive në skenën muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ajo tanimë është distancuar në njëfar forme nga muzika, duke qenë se ka qenë mjaft pasive në lansimin e projekteve muzikore.

Adelina Tahiri u martua me milionerin maqedonas Serjoza Markov me të cilin tanimë kanë një djalë, dhe ishte pikërisht ky shkaku që ajo u bë ‘target’ duke u sulmuar nga publiku për zgjidhjen që bëri.

Ajo edhe pasi u bë nënë nuk i ka humbur format bombastike trupore, këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjen e fundit ku ajo u shfaq e veshur me kostume të bardha, duke mos veshur të brendshme në pjesën e sipërme.

Kujtojmë që javë më parë Adelina Tahiri surprizoi fansat e saj me një këngë të re të titulluar ‘Përgjithmonë’. /Indeksonline/