75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri rikthehet fuqishëm, paralajmëron këngën e re!

Ajo ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Martesa me avokatin maqedonas, Serzhoja Makrov, pastaj lindja e djalit kanë bërë që Adelina Tahiri t’i përkushtohet jetës private dhe familjes, shkruan Indeksonline.

Por, tashmë Adelina është gati për një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, e këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Përmes një video të shkurtë Adelina ka treguar se kënga më e re nga ajo do të publikohet së shpejti teksa shihet në formë të mirë dhe goxha seksi.

Kujtojmë që Adelina prej kohësh nuk është aktive as me koncerte dhe mbrëmje muzikore./Indeksonline/