75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri shijon pushimet, del pa pikë grimi

Koha e verës kryesisht shfrytëzohet për tu relaksuar e pushuar në bregdete të ndryshme.

E të njëjtën gjë po e bën prej ditësh edhe këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, shkruan Indeksonline.

Adelina me adhuruesit e saj në ‘Instagram’ ka ndarë imazhe dhe video të ndryshme nga pushimet luksoze ku ndodhet së bashku me bashkëshortin e saj, Serzhoja Markov.

Në një postim të bërë së fundi Adelina u shfaq seksi dhe joshëse në bikini derisa nuk hezitoj të shfaqet edhe pa grim.

Adelina në shumicën e paraqitjeve publike kujdeset të vijë sa më joshëse, po këtë herë dukja e saj linte shumë për të dëshiruar.

 Ndryshe, pas një pauze të gjatë, Adelina u rikthye me projektin e ri ‘Përgjithmonë’ të cilin e realizoj edhe me videoklip./Indeksonline/