16:23 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Adelina Tahiri shijon skijimin, bashkë me burrin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri është një femër mjaft e përfolur nga mediat rozë.

Ajo vazhdimisht ka qenë në fokus të publikut dhe të mediave për shkak të bukurisë së saj dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Adelina është përfolur shumë edhe për lidhjen e saj të dashurisë me maqedonin Sejoza Markov, me të cilin tani ka një djalë.

Ajo nuk heziton të paraqitet vazhdimisht përkrah burrit të saj.

Së fundmi, ajo duket se po i shijon në maksimum pushimet në skijim më burrin e saj, me të cilin ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që prej kur është bërë nënë, ajo është mjaft pasive në skenën muzikore, duke i kushtuar më shumë kohë familjes. /Indeksonline/