Adelina Thaçi dekoron pemën e vitit të ri, i bën një dedikim Cimës

Aktori i njohur Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë me 26 mars të këtij viti. Ai vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19.
Humbja e tij ishte e madhe për gjithë popullin shqiptar, ku të gjithë e përkujtojnë punën që e ka bërë gjatë karrierës, shkruan Indeksonline.
Edhe e bija, Adelina, përmes publikimeve në rrjetet sociale kujdeset t’i bëj dedikime emocionuese për të ndjerin.
Me rastin e festave të fundvitit, këngëtarja ka dekoruar pemën e vitit të ri, ku merr vëmendje një detaj i veçantë.
“Në kujtime Gjyshi Cim”, kishte shkruar në dekorimin e bredhit./Indeksonline/

