23:21 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Adelina Thaçi shërohet nga koronavirusi

Adelina Thaçi e ka mposhtur COVID-19.

Më 8 korrik, këngëtarja Adelina Thaçi njoftoi se ishte testuar pozitive me COVID-19.

Por, tashmë ajo është shëruar nga koronavirusi dhe ka udhëtuar për pushime bashkë me familje në bregdetin shqiptar.

Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijë.

“Jam e lirë, pushimet 2020,  qyteti i Sarandës, me familjen time”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive.