Adelina Thaçi tregon këshillat që ia ka thënë Cima: “Bonu njeri i mirë, jep dashni se i nderumi të nderon”

Sot u mbajt ceremonia e varrimit të aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pas infektimit me COVID-19.
Humoristi Rasim Thaçi-Cima, vdiq dje në moshën 71-vjeçare, shkruan Indeksonline.
Pas ceremonisë së varrimit, vajza e aktorit të ndjerë, Adelina Thaçi e cila tha se do të jetë një mungesë e madhe.
“Unë kam qenë deri në momentin e fundit me babin tim, jemi mundu mi bo të gjitha për të si ai për neve, e ishalla na ka bo hallall”, ka thënë ajo.
“Kam kaluar shumë momente me babin, shumica e dinë që unë 20 herë jam ni në telefon me babin tim, kështu që do të jetë mungesë shume e madhe”, ka thënë Adelina.
“Përjetësisht mirënjohëse i jam mantilbardhëve, jo veç për babin por edhe të tjerët, për mundin, dashnin, përkrahjen, kapacitetet, por zoti ka dasht me pas afër vetes”, shtoi ajo .
“Falënderoj kryeministrin Kurti, ministrin Çeku për iniciativën për me i bo nderim babit për veprën dhe jetën e tij, jam shume falënderuese”,tha tutje ajo.
E ndër të tjera ka treguar një ndër këshillat që i dha asaj babai.
“Bonu njeri i mirë, jep dashni se i nderumi të nderon”
/Indeksonline/