Adem Hoxha hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës

Deputeti nga Partia Unike e Gorareve, Adem Hoxha ka arritur në sallën e Kuvendi të Kosovës, ku do të votohet për president.
Hoxha pritet të jetë vota vendimtare për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente, transmeton Indeksonline.
Me votën e Hoxhës pritet që të sigurohet kuorumi i nevojshme për të votuar.
Vlen të kujtojmë që dje vetëm 79 deputetë votuan, ndërsa 80 janë të nevojshme./Indeksonline/