75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Adem Jashari i skalitur në bronz, gati të zbulohet edhe në Fushë – Kosovë

Një shtatore e figurës emblematike të Prekazit, Adem Jashari është vendosur edhe në Fushë-Kosovë.

Kjo shtatore është planifikuar që të zbulohet sot në përvjetorin e ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari, njëherësh edhe në 107- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shtatorja pritet që të zbulohet në orën 14:00.

Po ashtu kjo shtatore është punuar nga skulptori Agon Qosa./Indeksonline/.