08:29 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Adem Levine largohet nga “The Voice U.S” pas 16 sezoneve

Artisti i njohur, Adam Levine po largohet nga spektakli muzikor “The Voice U.S” pasi ishte pjesë e jurisë për 16 sezone.

Vokalisiti i grupit “The Maroon 5” gjatë të premtës lajmëroi në mënyrë emocionale se po e lë televizionin, transmeotn Indeksonline.

“Tetë vite më parë, producenti Mark Burnett na bindi të gjithë neve që të nënshkruanim me këtë shou, ku ulësh në një karrige me shpinë prapa këngëtarit në skenë.”, tha Levine në një postim në Facebook.

Në sezonin e fundit të Levine në juri së bashku me të ishin Kelly Clarkson, John Legend, Blake Shelton dhe Bebe Rexha./Indeksonline/