75 Mall Live Search
15:47 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Ademi e do Zvicrën para Kosovës: Do të isha shumë i lumtur nëse më telefonon Petkoviç

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi për herë të parë ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të luajtur për Zvicrën.

Futbollisti i Fenerbahçes që u huazua para pak ditësh te Karagümrük, ka dhënë një intervistë për mediumin ’20 min’, duke konfirmuar bisedimet me Federatën e Futbollitë të Kosovës dhe Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Por 25 vjeçari duket se primare e ka kombëtaren helvetike.

“Do të isha shumë i lumtur nëse trajneri Vladimir Petkoviç do të më kontaktonte: “Kemal, kam nevojë për ty”. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur. Unë kam biseduar me personat përgjegjës të të dy vendeve dhe tani po pres. Por gjithashtu nuk është se ndiej ndonjë presion. Aspak. Nëse ka një ofertë, unë vendos me mendjen time” deklaroi Ademi.

Ndryshe, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, para pak muajsh kishte deklaruar se Kemal Ademi do të jetë me Kosovën.

“Me Kemal Ademin kemi pasur kontakte dhe vazhdojmë të kemi. Kam dëshirë që Kemali të vendoset mirë në skuadrën e Fenerbahces pasi ndryshimi i ekipit nganjëherë është problem. Me Kemal Ademin kam kontakt të vazhdueshëm dhe ai do të jetë me ne, por fillimisht duhet të ambientohet te Fenerbahce” kishte deklaruar Ademi për Telegrafin në nëntor.

/Indeksonline/