75 Mall Live Search
14:21 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / FR

Ademi e Foda nisen për në Cyrih

Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një njoftimi zyrtar në Facebook ka bërë të ditu se së bashku me trajnerin e Federatës së Kosovës, Franco Foda, po qëndrojnë në Cyrih.

Ademi, ka njoftuar se neser do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026, ku edhe do të marin pjesë së bashku me Fodën.

“Së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, po qëndrojmë në Cyrih, ku nesër do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026.

Ky është një moment i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që Kosova të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të mund të jemi pjesë e këtij eventi madhështor.

Motivi është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së, një vend që e ka mbështetur fuqishëm shtetin tonë dhe që na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu ku jemi sot”, ka shkruar Ademi.

Ademi, poashtu bëri të ditur se Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Maroko.

“Dje u mbajt edhe Kongresi i FIFA-s, ku morëm pjesë në formatin online. Iu gëzuam lajmit që Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Maroko, por që njëkohësisht për nder të 100-vjetorit të këtij eventi, tre ndeshje do të luhen në Uruguai, Paraguai dhe Argjentinë, duke nisur nga Uruguai, ku u mbajt Botërori i parë në vitin 1930.

Ndërkohë, në të njëjtin kongres u vendos që Botërori 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, një tjetër vend mik i Kosovës.

Uroj që Kosova te jetë në këto kampionate dhe të paraqesim vlerat tona të futbollit, por edhe si shoqëri”, ka shkruar Ademi./Indeksonline/