75 Mall Live Search
21:59 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ademi: Është detyrim shtetëror ta quajm ‘kombëtare’ ekipin e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është detyrim shtetërorë që ekipi i Kosovës në futboll të quhet Kombëtarja e Kosovës.

Ademi në “Debat Plus” ka thënë se nuk ka shtet që nuk e ka një kombëtare.

“Nëse flasim në aspektin shtetërorë, ne detyrimisht ekipin e futbollit duhet ta quajmë “kombëtare’. Është e qartë se ne kemi qenë të mishëruar me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tonën e kemi quajtur përfaqësuese”

“E rëndësishme është që këta po e bëjnë historinë, e në fakt edhe historinë e shtetit. Tani e tutje mund ta quajnë sit ë dëshirojnë, por unë e konsideroj kombëtare sepse një komb i tërë po entuziazmohet pas kësaj kombëtareje pasi po jep rezultate dhe po na bën krenarë”, tha Presidenti i FFK-së.