Ademi: Fitorja e Ballkanit dëshmi për rritjen e madhe të futbollit kosovar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Ballkanin për fitoren e parë në Conference League.
Ballkani mposhti në udhëtim ekipin turk, Sivasspor, me rezultat 4-3, shkruan Indeksonline.
Ademi ka thënë se kjo fitore ishte e meriruar dhe është dëshmi për rritjen e madhe të futbollit kosovar.
Reagimi i plotë:
Një tjetër fitore për histori
FC Ballkani realizon fitoren e parë në kuadër të fazës së grupeve në UEFA Conference League dhe atë si mysafir i Sivassporit, me rezultat 4:3.
Një natë përplot emocione në Sivas, por që në fund solli fitoren e shumëpritur dhe të merituar të portokallezinjve të Suharekës.
Tjetër paraqitje fantastike e kampionëve tanë në Evropë, tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë.
Urime futbollistëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të FC Ballkani si dhe tifozëve të këtij klubi, por edhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.
Urime e ju priftë e mbara në vazhdim./IndeksOnline/