75 Mall Live Search
10:10 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ademi i FFK-së me trofeun e EURO 2024 në duar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në një takim me ekipin organizativ të UEFA-së për EURO 2024.

Ai gjatë këtij takimi është fotografuar edhe me trofeun e EURO 2024, transmeton IndeksOnline.

Ademi ka falënderuar organizatorët për ftesën dhe respektin.

“Pata kënaqësinë për një foto të përbashkët me ekipin organizativ të UEFA-s për Euro 2024. Një ekip fantastik dhe plot përkushtim për këtë event.
I falënderoj shumë për respektin!
A.A.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/