Ademi mbledh përfaqësuesit e klubeve në Antali, Prishtina nuk shkon në takim

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot ka takuar nga afër përfaqësuesit e klubeve kosovare që po qëndrojnë me skuadrat e tyre në Turqi.
Shumica e klubeve kosovare, përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror në Superligë po i kryen në Antali të Turqisë, shkruan IndeksOnline
E në takimin e thirrur nga Ademi prezent ishin përfaqësuesit e Dritës, Llapit, Ballkanit, por mungonte prezenca e udhëheqësve të Prishtinës.
Edhe pse kishin ftesë, përfaqësuesit e Prishtinës nuk ishin të pranishëm.