75 Mall Live Search
14:37 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Ademi me gjeneratën e artë të futbollit të Kosovës bën homazhe te varrezat e Jasharajve

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, përfaqësues të gjeneratës së artë të futbollit të Kosovës dhe tifozët “Dardanët”, kanë bërë sot homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Vizita u zhvillua pas kthimit të Ademit nga mbledhja e Komitetit HatTrick në UEFA, ku ai kishte marrë pjesë në emër të FFK-së, shkruan IndeksOnline.

Delegacioni i futbollit kosovar përkujtoi me respekt të thellë të rënët e familjes heroike Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

Ademi theksoi se Prekazi mbetet një vend i shenjtë për çdo shqiptar dhe simbol i sakrificës për liri e shtet. Sipas tij, vizitat në këtë vend janë gjithmonë momente reflektimi dhe përgjegjësie për të gjithë ata që sot punojnë për zhvillimin e vendit.

Ai kujtoi gjithashtu se në mesin e dëshmorëve të luftës kishte edhe futbollistë të talentuar të asaj kohe, të cilët lanë ëndrrat e tyre sportive për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Sot, shumë stadiume dhe fusha futbolli në Kosovë mbajnë emrat e tyre, duke i bërë pjesë të përhershme të historisë së sportit dhe të shtetit./IndeksOnline/