75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / AR

Ademi në drekë pune me kreun e UEFA-s dhe Dukën

Kreu i FFK-së Agim Ademi e ka takuar të parin e UEFA-s, Ceferin. Në drekën e punës ka marr pjesë edhe Armando Duka.

“Në drekë pune të ftuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviq dhe presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka.

Si gjithherë biseduam me kënaqësi për futbollin, u këshilluam për planet  dhe vizionin për të ardhmen.

Bashkërisht e presim finalen e jashtëzakonshme të Kupës së Botës, ku Franca si përfaqësuese evropiane do të luajë kundër Argjentinës”, shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/