Ademi në Frankfurt për shortin e Euro 2024, këshillohet nga Ceferin

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar me te parin e UEFA-së, Alexander Ceferin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka thënë se gjithmonë është në koordinim dhe këshillim me Presidentin e shtëpisë evropiane të futbollit.
“Gjithmonë në koordinim dhe në këshillim me Presidentin Çeferin” – ka shkruar Ademi në Facenook.
Ademi po qëndron në Frankfurt të Gjermanisë ku nesër do të hidhet shorti për kualifikimet e evropianit Euro 2024. /IndeksOnline/