75 Mall Live Search
20:26 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L A

Ademi: Takimi me Fodën pas kthimit të tij nga pushimet

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një intervistë për RTK ka konfirmuar interesimin serioz të Al-Wahda-s për trajnerin Franco Foda.

“Është ofertë jashtëzakonisht e mirë financiarisht, por ne do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën. Ka kontratë deri në fund të kualifikimeve, me mundësi vazhdimi edhe 2 vite tjera,” – tha Ademi.

“Takimi me Fodën pritet pas kthimit të tij nga pushimet. Nuk ka vend për panik, projekti me të vazhdon, por sigurisht është ofertë që nuk neglizhohet”, shtoi Ademi./IndeksOnline/