Ademi takohet me banorët e Fshatit të Ri, zotohet për qeverisje me duar të pastra dhe transparente

Kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi bashkë me dy deputetët Nijazi Isaku dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku, zhvilluan diskutim të afërt me banorët e fshatit Fshat i Ri, nga ku u njohen edhe me problemet dhe sfidat e përditshme të tyre, që pothuajse së janë të njëjta si tek të gjithë lokalitetet tjera.
Zotimet që i ofroj kryetari në ardhje para të pranishmëve, që ndërlidhën me qeverisjen me duar të pastra dhe transparente, konsiderohen zgjidhje adekuate për jetë të drejtë dhe dinjitetshme, ku fokusi drejtohet tek qytetari jo edhe tek klientelizmi.
Nga ky takim, krejt çfarë u dëshmua, ishte entuziazmi i madh për ndryshimet që do të ndodhin më 14 nëntor në Viti, kur edhe qytetari fillon përfundimisht të frymoj lirshëm.