75 Mall Live Search
19:31 / E Martë, 05 Gusht 2025 / Gj. Sh

Ademi viziton UBT-në – hapen rrugët e bashkëpunimit me FFK-në

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ditën e sotme ka vizituar Kolegjin UBT në Prishtinë, ku e ka cilësuar si një ”qytet të mençur” brenda kryeqytetit.

Ademi u prit nga pronari dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ku diskutuan për mundësi bashkëpunimi të ndërsjelltë.

”Ishte impresionuese të shoh nga afër një institucion që jo vetëm e ndjek hapin e zhvillimit teknologjik, por edhe kontribuon në të, me një program të sofistikuar që përfshin gjithçka, nga baza deri te formimi i shkencëtarëve në profile të ndryshme.

Pashë projekte dhe zgjidhje që më bënë të ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe krenar për atë që po ndërtohet në Kosovë.” ka shkruar i pari i FFK-së.

Postimi i plotë: