Aderime e plot takime, 4-shi i AAK-së mobilizohet fuqishëm për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur sot një ditë dinamike, sa i përket angazhimit të tij në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.
Fillimisht ai së bashku me 16 të rinj, ka shpalosur programin e Aleancës, shtyllat kryesore të tij, ekonominë, sundimin e ligjit, mirëqenien dhe politikën e jashtme.
“Të gjithë të gatshëm u anëtarësuan në AAK. Përkrahja për rininë, që është politikë e përhershme e Aleancës, është shpërfaqur edhe në listën e saj për 14 shkurtin”, ka theksuar Berisha.
Deputeti karizmatik i AAK-së, po ashtu sot ka bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit, me komandantin e Koshares Rrustem Berisha, që është edhe kandidat nga lista e AAK-së për deputet me numër 25, dhe Jehonë Mehmetukaj me numër 58.
Ndërkohë që sot po ashtu ai ka prezantuar aderime të reja në AAK.
“Sot, Leonit Osmanaj, Visar Osmanaj, Granit Hasi, Shpresmir Osmanaj dhe Veton Osmanaj nga Trubohovci i Istogut, iu shtuan Aleancës. Rinia janë e ardhmja e Kosovës. Së bashku për Ramushin President”, theksoi Berisha.
Ndërkohë që më herët ai ka prezantuar edhe aderimin më të ri në AAK, ai është Ermal Tafilaj, të cilit i Berisha i uroi suksese në bashkëpunimin e përbashkët.

