08:20 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Adesanya pëson humbjen e parë në karrierë në UFC 259

Jon Blachewicz ka triumfuar ndaj luftëtarit Israel Adesanya në kuadër të UFC 259.

Adesanya ishte i pamposhtur me një rekord prej 20 fitoresh dhe zero humbjesh deri tani.

Blachewicz i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Adesanyas në kuadër të UFC 259 me vendim unanim pas pesë raundeve.

Kjo është fitorja e 28-të për polakun në UFC, pas kësj fitore, Blachewicz, i cili mbante titullin “Middle heavyweight” tani merr edhe titullin “Middleweight” të cilin e mbante Israel Adesanya.

Blachowicz e përfundoi luftën duke hedhur goditje ndaj Adesanyas të cilin e kishte zënë në një pozitë të pafavorshme në dysheme, Adesanya kurrë nuk kishte humbur në një karrierë të UFC që nga viti 2012.