75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 28 Shtator 2024 / MSH

Adeyemi përkrah Loredanën në rrugëtimin e ri

Karim Adeyemi mund të konsiderohet si një prej fansave më të mëdhenj të Loredanes.

Futbollisti dhe këngëtarja kanë kohë që janë lidhur dhe për çdo projekt të rëndësishëm në karrierë qëndrojnë krah njëri-tjetrin, shkruan IndeksOnline.

Loredana ka nisur një rrugëtim të ri profesional, duke u bërë pjesë e jurisë së shout të talentëve “Deutschland sucht den superstar”.

Patjetër që Adeyemi do ta mbështetë Loredanen në këtë projekt.

Ai ka postuar në “Instagram Story” një sekuencë të Loredanes në juri, teksa e ndjekë nga shtëpia paraqitjen televizive të saj.

Figurat e kurorës kanë qenë mbishkrim i postimit të gjermanit.