Adeyemi pritet të dënohet nga Borusia Dortmund për shkak të sjelljeve joprofesionale në ndeshjen ndaj Monchengladbach
Sjellja joprofesionale e Karim Adeyemi-t në ndeshjen e Bundesligës të premten në mbrëmje kundër Borussia Mönchengladbach nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Adeyemi reagoi me zemërim kur u zëvendësua nga trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, në minutën e 60-të, shkruan IndeksOnline.
I zemëruar që u nxor jashtë loje, Adeyemi u përpoq të shkonte me kokëfortësi në dhomat e zhveshjes, por u ndalua nga drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl, dhe u dërgua përsëri në stol.
“I thashë: Nuk do të shkojë në dhomën e zhveshjes, do të rrijë aty. Zëvendësimi ishte plotësisht i justifikuar. Karimi nuk luajti mirë. Ai do të ndëshkohet për këtë. Unë nuk dua ta shoh atë reagim dhe as trajneri apo askush tjetër nuk e bën. Nuk është e drejtë, dhe Karimi e di këtë gjithashtu.”, shpjegoi Kehl për Sky Germany pas ndeshjes.
Për këtë foli edhe trajneri i Borusia Dortmundit, Niko Kovac.
“Arsyeja e zëvendësimit ishte, shumë qartë, performanca e tij.Unë besoj se ishim të gjithë aty në stadium dhe, do ta them shumë qartë, ai nuk ishte i mirë. Ia thashë këtë në pjesën e parë dhe futa Maxi Beier në lojë në minutën e 60-të. Ai bëri një punë më të mirë.
Duhet të jesh i arsyeshëm. Mund ta kisha bërë zëvendësimin në pushim, por nuk doja. Doja t’i jepja një shans tjetër .”, deklaroi Kovac.
Sipas mediave gjermane, kjo sjellje e Adeyemi nuk do të kaloj pa u ndeshkuar nga klubi i Borusia Dortmundit./IndeksOnline/

