75 Mall Live Search
22:27 / E Martë, 27 Maj 2025 / MSH

Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, e bën simbolin e shqiponjës

Karim Adeyemi është duke qëndruar në Kosovë, bashkë me gruan e tij, Loredanën.

Çifti kanë vendosur të kalojnë pushimet në vendlindjen e artistes, në Ferizaj, pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Loredana dhe Adeyemi kanë dalur për shëtitje te vendet e shenjuara, përfshirë dhe memorialet e ndërtuara për luftën e lavdishme të UÇK-së.

E tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, Adeyemi ka bërë edhe shqiponjën dy-krenare, simbolin e shqiptarëve./IndeksOnline/