08:12 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

ADHD është rritur në 70 % në 20 vitet e fundit

Diagnoza e çrregullimit të hiperaktivitetit të deficit të vëmendjes (ADHD) është rritur me 70 për qind në mesin e fëmijëve amerikanë, zbulon një raport i ri.

Çrregullimi  i zakonshëm i sjelljes tani prekë më shumë se 10 për qind të popullsisë nën moshën 18 vjeçe në SHBA.

Përderisa ADHD është një gjendje   shumë e menaxhueshme, hulumtimi sugjeron se mund të implikohen në një numër çështjesh tjera shëndetësore, duke filluar nga obeziteti deri në çmenduri (për të rriturit me ADHD) dhe madje edhe vetëvrasja në mesin e vajzave.

Deficiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti (nga anglishtja Attention Deficit Hyperactivity Disorder – ADHD) është çrregullimi më i përhapur i zhvillimit neuropsikik gjatë fëmijërisë. Mund të kompromentojë mirëqenien, marrëdhëniet sociale dhe performancën shkollore të fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga ky çrregullim.

Përhapja dhe shkaqet

Çrregullimi nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti shfaqet mes moshës 6 dhe 18 vjeç, me një përhapje mes 2 dhe 4% në grupmoshën shkollore. Është një çrregullim i cili nuk ka një prag të përcaktuar në planin biologjik, por në bazë të ndikimit që simptomat e ADHD ushtrojnë në jetën e përditshme të fëmijës zgjidhet edhe pragu për diagnozën. Më i shpeshtë në gjininë mashkullore, çrregullimi mund të derivojë nga një ndryshim neuro-funksional në përgjigjet ndaj sinjaleve të jashtme. Ndryshimi përfshin neuronet në korteksin paraballor dhe ndikon në procesin e frenimit dhe vetë-kontrollit./Indeksonline/