14:07 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / mp

Adhuroni katërputroshët, por ju shqetësojnë prapësit e tyre?Bespoke Jet është zgjidhja që ju duhet!

Me ardhjen e pranverës, rriten edhe shqetësimet e pronarëve të kafshëve shtëpiake, të cilëve ju bien qimet para stinës së verës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përfitimet e shëndetit fizik dhe mendor që shoqërojnë momentet e të përqafuarit me një mik me gëzof, por edhe te ndikimi që ata kanë për një rritje më të sigurt dhe aktive të fëmijëve. Pavarësisht sfidave në pastrimin e shtëpisë, është e qartë që pronarët ekatërputroshëve janë mjaft të përkushtuar për tu kujdesur për ta, prandaj janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve më praktike.Falë karakteristikave të fshesës me korent SamsungBespoke Jet, bashkjetsa me kafshët shtëpiake bëhet më e lehtë. Kështu do ta shijoni më shumë kohën e lirë me ta.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj

Fshesa Samsung Bespoke Jet™ ka një performancë të shkëlqyer. Me stacionin e pastrimit All-in-One Clean Station™ është më e lehtë ta mbani shtëpinë të pastër. Ai bën të gjitha punët e vështira, duke zbrazur në mënyrë efikase koshin e pluhurave nëpërmjet teknologjisë unike Air Pulse dhe duke karikuar automatikisht baterinë në të njëjtën kohë.

Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku.

Dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse pjesët apo filtrat e kësaj fshese magjike mund të lahen, atëherë përgjigjja është po. Ato mund të lahen dhe të mbahen të pastra.

Performancë e fuqishëm në një dizajn të lehtë

Bespoke Jet™ ka një bateri me kapacitet të madh që mund të funksionojë deri në një orë, pavarësisht nga veçoritë e tij të avancuara. Duke përdorur teknologjinë unike të Samsung, bateria ruan 70% të performancës së saj fillestare deri në 500 cikle.

Pjesa e Bespoke Jet™ që mbahet në dorë peshon vetëm 1,44 kg, mjaftueshëm e lehtë për të manovruar dhe pastruar të gjithë shtëpinë. Ju mund të pastroni me lehtësi sipërfaqet e karrigeve dhe divaneve, sipër dollapëve dhe tavolinave, gjatësinë e blindave të dritareve, pjesën e poshtme të pajisjeve, madje edhe shkallët.

Gjithashtu, Bespoke Jet™është dizjnuar për të kufizuar përkuljen dhe zgjatjen e lodhshme të krahut ndërkohë që fshini. Ai ka një tub të rregullueshëm teleskopik, me tre nivele të ndryshme madhësie, në mënyrë që ju të mund ta zgjasni ose shkurtoni fshesën për ta bërë të rehatshme për gjatësinë tuaj.

Pastron lehtësisht qimet e kafshëve shtëpiake

Qimet depërtojnë kryesisht në tapiceri mobiljesh dhe qilima. Mund të jetë e vështirë për t’i hequr dhe nëse nuk e pastrojmë rregullisht ose e bëjmë në mënyrë të pasaktë, mund të bëhet vërtet e dukshme dhe e bezdisshme. Samsung Bespoke Jet është një pajisje me fuqi deri në 580 W dhe ndër të tjera është e pajisur  me mini furçën elektrike të dedikuar për kafshët shtëpiake, Pet Tool, e cila heq në mënyrë efektive edhe qimet e imta të kafshëve shtëpiake nga sipërfaqe të ndryshme.

Me pajisjet elektroshtëpiake Samsung shtëpia juaj do të shkëlqejë në pranverë dhe tani mund të përfitoni deri në 30% ulje duke blerë një fshesë me korrent Samsung Bespoke Jet, lavatriçe dhe tharëset e kombinuara. Promocioni zgjat nga data 20.3 deri në datën 30.4.2023 ose më pak se kaq për shkak të përfundimit të stokut. 

Gjithashtu, Samsung ofron garanci 5 vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung) për disa modele tëcaktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve inkaso të kuzhinës dhe fshesave me korent Samsung tëblera në periudhën nga 1/2/2022 deri më 31/12/2022. Për ta përfituar duhet të regjistroni pajisjen nëadresën samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacionvizitoni linkun.