Adhuruese e ushqimit/ Ivana Knoll shijoi qebapët pasi mbërriti në Zagreb

Tifozja më e famshme kroate, Ivana Knoll, së fundmi ka njoftuar ndjekësit në Instagram se ka thyer këmbën gjatë pushimeve në Greqi.
Më pas ajo pozoi me paterica dhe në një karrige me rrota. Tani ajo ka bërë të ditur se pushimet e saj kanë përfunduar dhe se është kthyer në Kroaci, transmeton Indeksonline.

Knoll ndau në ‘Instastory’ se si arriti në aeroport me një karrige me rrota. Edhe pse theu këmbën, kjo nuk e pengoi të argëtohej. Më vonë ajo theksoi se i pëlqente vërtet një udhëtim i tillë.
Me të mbërritur në Zagreb, gjëja e parë që bëri ishte shijimi i qebapëve, të cilin e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Pavarësisht lëndimit, Knoll tha se nuk do të anulojë performancat e saj me DJ dhe do të performojë në Gjermani që në fillim të muajit të ardhshëm./Indeksonline/
