75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Adidas dhe Footlocker po kërkojnë ndihmë nga konsumatorët për të krijuar atletet e reja

Marka e njohur e veshmbathjeve, Adidas së bashku me Footlocker janë duke kërkuar ndihmë nga konsumatorët e tyre për të krijuar atletet e reja.

Ata po kërkojnë të dhëna dhe eksperienca nga klientët nga ngjarjet kulturore dhe sportive ku kanë marrë pjesë, transmeton Indeksonline.

Përmes këtyre të dhënave ata do të krijojnë brendin “Të frymëzuar nga konsumatorët”.

Me anë të kësaj ideje dy markat ,Adidas dhe Footlocker,  dëshirojnë që të afrohen më shumë me klientët./Indeksonline/