20:29 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / FR

Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ai për Blairin thotë se është një udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë.

Tutje thotë se ai është një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë.

“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor! Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë. Tony Blair ishte i tillë për ne!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda! Sir Anthony Charles Lynton Blair, Tony Blair, Të faleminderit!”.